Njësi tregtare, banesa e 5 makina luksoze, kush është "boss-i" nga Laçi
Pëlqej
Policia e Lezhës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka sekuestruar vila, njësi tregtare dhe automjete që dyshohen si pasuri që janë vënë me burim të dyshimtë kriminal të një personazhi të njohur në Kurbin.

Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë dhe automjetet e mëposhtme:

a) 2 njësi tregtare (ambiente biznesi bar kafe & parukeri)

b) 2 godina banimi (1 vilë 3 katëshe & 1 apartament 80 m2)

c) 1 sipërfaqe toke rreth 15 000 m2

d) 5 automjete luksoze (me vlera monetare të konsiderueshme )

Vlera e pasurive të sekuestruara është rreth 670 000 Euro.

Ndaj këtij shtetasi ka dyshime nga partnerët, se është i përfshirë në aktivitet kriminal për shfrytëzim prostitucioni në Milano – Itali dhe për trafik të narkotikëve në Francë dhe Belgjikë.

Vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e rasteve të tjera. /albeu.com/


Shtuar më 14/09/2017, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori