2 milion euro vjedhje, kapet bandat e "skifterave" shqiptarë në Itali
Autoritetet italiane bëjnë me dije se kanë shkatërruar bandën e "skifterave" shqiptarë që kishin bërë kërdinë me vjedhje shtëpish dhe vilash në Pordenone dhe Treviso.

Numërohen 66 vjedhjekryera prej tyre me një vlerë totale të sendeve të përvetësuara prej 2 milion eurosh.

Mediat italiane raportojnë se tre shqiptarë janë vënë në pranga, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.

Pas hetimeve të kryera nga autoritetet italiane, shqiptarëve iu sekuestruan armë dhe municione, të cilat dyshohet se do t’i përdornin në aksionet e tjera për grabitjen e vilave.

Një sasi e parave të grabitura ishin transferuar për t’u investuar në Shqipëri, ndërsa një pjesë e bizhuterive me vlerë mijëra euro iu kthyen pronarëve të tyre.
Shtuar më 26/04/2019, ora 11:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori