2 mijë maturantë në provimin e Universitetit Epoka
Universiteti Epoka organizoi sot provimin e pranimit për vitin akademik 2012-2013.

Provimi i pranimit u zhvillua në ambientet e këtij universiteti në afërsi të Rinasit, ndërsa të mërkurën një provim i tillë u organizua edhe në 18 qytete të Shqipërisë.

Janë rreth 2000 maturantë që kanë konkurruar për të ndjekur studimet në 9 programet e studimit Bachelor të këtij Universiteti. Për 30 maturantët më të mirë të këtij provimi do të jepen bursa studimi për një periudhë 5 vjeçare.

Ndërkohë, bursa studimi do të jepen edhe për 3 mijë maturantët më të mirë të Maturës Shtetërore.

Universiteti Epoka me kampusin e saj ofron kushte bashkëkohore për studentët, me një staf akademik të kualifikuar jashtë vendit. Epoka shquhet si institucioni që kryeson hulumtimet shkencore në Shqipëri. Gjatë vitit akademik 2010-2011 akademikët e Universitetit kanë botuar qindra artikuj në revista të rëndësishme shkencore ndërkombëtare.

Kjo gjë i ofron studentëve mundësi të pashembullta për të mësuar dhe per t’u mbikqyrur nga shumë prej akademikëve më të mirë në vend.

Shtuar kësaj edhe peizashin e mrekullueshëm dhe gjelbërimin që rrethon Kampusin Universitar, kombinuar me pasurinë shumë-kulturore që sjellin studentët e shumtë të huaj, e bëjnë Epokën një vend ideal për të studiuar. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2012, ora 12:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori