Janë zbardhur detaje të reja nga
shpërthimi në një dyqan servisi në Tiranë.
Policia ka vënë në pranga pronarin e servisit
Gentian Hoxha i cili mbeti i lënduar rëndë nga
shpërthimi.
Nga
shpërthimi ai humbi gishtat e duarve dhe ka dëmtime të shumta në sy.
Shpërthimi i fuqishëm që shkaktoi 3 të lënduar, ndodhi për shkak se i arrestuari
Hoxha po montonte
mina në celularë.
Policia bën me dije se shtetasi në fjalë,
Gentian Hoxha, prodhonte
mina me celularë dhe një të tillë e shiste për 2 mijë euro.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00, pranë Institutit të Higjenës, ndërsa
Hoxha e kishte mbyllur nga brenda derën e dyqanit.
Pas shpërthimit,
policia ushtroi një aksion për kontrolle në zonën e "Ali Demit", ku mendohet se janë larguar edhe pjestarët e tjerë të rrjetit që mendohet se merrej me prodhimin dhe shitjen e minave të telekomanduara me celular. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018,
ora 09:24