2 metra dëborë, izolohen banorët në veri të Shqipërisë (VIDEO)
Dëbora e temperaturat e ulëta kanë pushtuar vendin duke bllokuar qindra banorë në veri të Shqipërisë.

Mësohet se reshjet e dëborës kanë shkaktuar problemet e para në qytetin e Shkodrës, cili është zgjuar sot i bllokuar tërësisht nga dëbora.

Reshjet të cilat kanë nisur që me natë kanë krijuar probleme brenda qytetit për lëvizjen e automjetëve.

Ndërkohë bashkia e Shkodrës ka nisur hedhjen e kripës në pak rrugë por ka probleme me rrëshqitjet.

Mësohet se blloku i lagjeve tek Stacionit i trenit, Hardhijat e egra dhe tre Heronjtë vazhdojnë të jenë në errësirë të plotë në qytetin e Shkodrës.

Rruga Qafë Thore - Theth është e bllokuar dhe dëbora ka arritur në trashësinë 2 metra.

Gjithashtu është i bllokuar edhe Mali i Shoshit. Dukagjini në pjesën më të madhe është pa energji elektrike.

Ndërsa në 3 njësi administrative nuk zhvillohet mësim. Mbi 70 cm dëborë është edhe në rrugën e Kelmendit dhe kërkohet përdorim i zinxhirëve. /albeu.com/




Shtuar më 27/02/2018, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori