2 Korriku 1990, nje kapitull i ri per Shqiperine
Albeu.com
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një takim me disa nga protagonistët që hynë në ambasadat e huaja në 2 korrik të vitit 1990.Kryeministri Berisha vlerësoi se akti i tyre i çeli rrugën hapjes së një kapitulli të ri në historinë e Shqipërisë, kapitullin e demokracisë.
Zyra e shtypit e Kryeministrit bëri të ditur se në mes tyre ishin zoti Edgar Çani, i cili hyri në ambasadën italiane së bashku me djalin 11 muajsh dhe pjestarë të tjerë të familjes, zoti Avni Delvina, piktor në profesion, i cili hyri në ambasadën italiane bashkë me gruan shtatzënë, zoti Armand Xhuli me bashkëshorten Vjollca, zoti Arian Bejko, i cili hyri në ambasadën gjermane si dhe zoti Agim Seitaj me bashkëshorten e tij, zonjën Manjola Tufina.

Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për aktin e guximshëm të tyre, duke nënvizuar se "ky grup të rinjsh shqiptarë të atyre viteve kishin në gjirin e tyre njerëzit më të guximshëm, të cilët me sakrificën dhe idealet e tyre, i hapën rrugën ngjarjeve dhe zhvillimeve të mëvonshme të udhëhequra nga rinia e mrekullueshme shqiptare, që sollën mposhtjen e diktaturës dhe erën e demokracisë në Shqipëri".

Në fund të takimit ata i dhuruan Kryeministrit Berisha, në shenjë simbolike, fotografinë dhe dokumentin e Edgar Junior Çanit, djalit i cili festoi 1 vjetorin brenda mureve të ambasadës italiane dhe që sot, në vitet e demokracisë dhe lirisë, është një futbollist i talentuar në Itali. (start)
Shtuar më 02/07/2010, ora 15:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori