2 atentate në Tiranë, një i vdekur dhe 3 të plagosur, mes tyre edhe Emiliano Shullazi
Dy atentate të njëpasnjëshme janë regjistruar në Tiranë gjatë mbrëmjes së sotme.

Fillimisht, në atentatin e parë në afërsi të rrugës së Kavajës, në rrugën Islam Alla mbeti i vdekur 42-vjeçari Arianit Sterjo dhe janë plagosur Pajtim Serjani dhe një efektiv policie, Roland Meta.

Pa kaluar një orë nga atentati të Rruga e Kavajës, një tjetër atentat me breshëri automatiku i është bërë Emiljano Shullazit në Qafë Kashar. Shullazi ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij me targë AA 649 HR, kur është qëlluar nga një mjet tjetër.

Shullazi u qëllua me breshëri automatiku nga persona ende të paidentifikuar, të cilët po e ndiqnin që nga Rinasi, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 30 gëzhoja dhe janë sekuestruar dy mjete me të cilat dyshohet se është kryer atentati.

Burime nga Policia e Tiranës, bëjnë me dije se i plagosuri Emiljano Shullazi aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës nënruajtjen e policisë dhe se është jashtë rreziku për jetën.

Emiljano Shullazi është një emër i njohur për drejtesinë dhe policinë. Ai është ndaluar disa herë nga policia për kërcenime dhe armëmbajtje pa leje.
Shtuar më 05/01/2015, ora 22:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori