1kg kokainë dhe mijëra euro me vete, arrestohet shqiptari në Itali
Një 35 vjeçar është arrestuar nga policia italiane rreth një muaj pas arrestimit të dy vëllezërve po shqiptar, me të cilin ai bashkëpunonte.

Tetorin e kaluar, dy vëllezërit e moshës 37 dhe 33 vjeç, përfunduan në pranga për tregtinë e drogës. Hetimet e mëvonshme të karabinierëve zhvendosën vëmendjen te një bashkatdhetar i tyre, Petrit Piraj, 35 vjeç, me banim në fshatin Bosco.

Pas një urdhri kontrolli të lëshuar nga prokuroria, polici vizitoi banesën e shqiptarit mëngjesit të djeshëm, ku gjete rreth një kg kokainë të fshehur në dy makina.

Gjithashtu, u gjetën edhe 6,500 euro që ai kishte në xhepat e tij, një duzinë celularësh si dhe një bllok shënimesh të fshehur nën shtrat.

Shtuar më 22/11/2020, ora 15:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori