19 vjedhje, arrestohen 3 persona
Arrestohen 3 persona të akuzuar për 19 vjedhje. Operacioni i ndërmarrë nga policia e Tiranës është shtrirë deri në Fushë Krujë, ku si rezultat mëngjesin e sotëm kanë rënë në pranga Robert Musta, Marsid Peza, Genc Neziri, ndërkohë që një person është shpallur në kërkim.

Burime të policisë së kryeqytetit bëjnë me dije se janë sekuestruar disa nga materialet e vjedhura, në perudhën Janar-Prill.

Policia po heton për kapjen e autorëve të tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2012, ora 10:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori