19 vjeçari vetëplagoset me armë zjarri në Fier
Vetëm sot mësohet se një djalë i ri në Fier është vetëplagosur me armë zjarri në banesën e tij, katër ditë më parë.

Burimet nga Komisariati i Policisë Fier, bëjnë me dije se më datë 07.01.2018, në lagjen “1 Maji”, në banesë, është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi R.Y, 19 vjeç.

Mësohet se ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u bllokua pistoleta tip “Blov”, kalibri 8 mm dhe një gëzhojë.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim. /albeu.com/

Shtuar më 11/01/2018, ora 21:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori