Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim
Basha insistoi sërish se qeveria po
fsheh numrin e vërtetë të viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.
Sot u shënua një shifër rekord, 19 të vdekur brenda 24 orësh, por
Basha thotë se fatkeqësisht, numrat e vërtetë që
fsheh Rama janë akoma edhe më shumë më kaq.
“U takova sot me një grup nga mjekët tanë të mrekullueshëm. Ata janë në vijën e parë të luftës me COVID. I përgëzova për përpjekjen e tyre për të shpëtuar jetë. Mjekët tanë përballen heroikisht në këtë betejë, edhe pse nuk marrin thuajse asnjë ndihmë nga qeveria.
Ata më përshkruan një realitet shumë shqetësues. Sot, një numër rekord vdekjesh janë regjistruar në Shqipëri që nga marsi. Fatkeqësisht, numrat e vërtetë që
fsheh Rama janë shumë më keq”, theksoi
Basha.
“Shqipëria hyri në krizën e COVID në një situatë të vështirë, pas 7 vitesh përgjatë të cilave
Rama e gjunjëzoi ekonominë dhe rrënoi sistemin tonë shëndetësor”.
“Qytetarët e Shqipërisë janë ata që po e paguajnë çmimin e papërballueshëm. Shqipëria ka nevojë për një qeveri funksionale që punon për njerëzit dhe kujdeset për ta. Është në dorën tonë ta bëjmë realitet këtë” – shtoi kreu demokrat.
“Por Edi
Rama, u shpreh në reagimin e tij
Basha, – “ka mohuar pretendimet e kryedemokratit për fshehjen e numrit të viktimave. Presidenti Ilir Meta mbrëmë i ftuar në emisionin “Log” në “ABC” i kërkoi prokurorisë që të hetojë pretendimet e opozitës.”
Shtuar më 24/11/2020,
ora 20:23