Kush kopjoi kë? Xhensila dhe Anxhelina do të shfaqen në projektet e reja me të njëjtën veshje mijëra euroshe

Shpeshherë kemi parë që figurat e njohura të ekranit bëjnë xing në veshje me njëri-tjetrin. Kësaj here ndodhi mes Xhensila Myrtezajit dhe Anxhelina Hadërgjonaj.

Vajzat kanë publikuar në Instagramin e tyre projektet e reja që do të sjellin dhe të dya shfaqen me të njëjtën xhaketë, ngjyrë gold.

Më një kërkim, zbuluam se xhaketa është e Valentino dhe kushton jo më pak se 3.500 euro.

Si Xhensila ashu dhe Anxhelina e kanë kombinuar me këpucë të së njëjtës ngjyrë, vetëm në stil tjetër.

Vajzat njihen për shijen e hollë në veshje dhe stilin që gjithmonë të le shije të mirë, prandaj këtë herë të dya kanë zgjedhur të njëjtën veshje./albeu.com/