Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24
orët e fundit kanë ndërruar jetë 18 persona nga Covid-19.
Po ashtu ministria bën me dije se në 24
orët e fundit 645 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërkohë që janë kryer 2201 testime.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 25 në
terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.
Ndërkohë që vihet re një rritje e personave në
terapi intensive, ku një ditë më parë ishin 15 persona, ndërkohë që sot janë 25 pacientë në
terapi intensive.
Në 24
orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 645 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24
orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
272
raste në Tiranë, 56 në Durrës, 51 në Fier, 48 në Korçë, 30 në Kuçovë, 20 në Mat, 19 në Pogradec, 16 në Vlorë, 15 në Kolonjë, 14 në Elbasan, 13 në Krujë, nga 12
raste në Tepelenë, Dibër, nga 10
raste në Has, Sarandë, nga 8
raste në Devoll, Peqin, nga 6
raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 4 në Berat, 3 në Tropojë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Lezhë, Malësi e Madhe. Në 24
orët e fundit janë shëruar 403 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.755 që nga fillimi i epidemisë.
Shtuar më 27/11/2020,
ora 16:41