Ekzekutohet në atentat biznesmeni nga Shkodra
18 te nominuarit per ambasadore
Albeu.com
Zyrtarë të institucioneve të Kosovës vazhdojnë të mbajnë sekret emrat e 18 të nominuarve për ambasadorë të parë të Republikës së Kosovës, në pritje të pëlqimit nga qeveritë e shteteve pranuese.Kërkesa për agreman është bërë para tri javësh, mirëpo, mospublikimi zyrtar i emrave të të nominuarve për ambasadorë është rregull në marrëdhëniet diplomatike.

Grupin i parë i ambasadorëve është zgjedhur pas një procesi të gjatë selektimi, ndërkaq fjalën përfundimtare e kanë dhënë presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, në konsultim me ministrin e Jashtëm, Skënder Hyseni.

Gazeta Express ka arritur të sigurojë listën e plotë me emrat e 18 të nominuarve për ambasadorë të Republikës së Kosovës. Ata janë: Avni Spahiu, Ilir Dugolli, Muhamet Hamiti, Muhamedin Kullashi, Vilson Mirdita, Albert Prenkaj, Sabri Kiçmari, Naim Malaj, Bekim Sejdiu, Gazmend Pula, Lulzim Peci, Shkëndije Geci, Nexhmi Rexhepi, Shpend Kallaba, Hilmi Zogiani, Anton Berisha, Valdet Sadiku dhe Sami Ukelli

Dhjetë të ngarkuarit me punë, të dekretuar vitin e kaluar, që të gjithë janë nominuar për ambasadorë në të njëjtat shtete ku tashmë janë duke shërbyer. Pas dekretimit të ambasadorëve nga presidenti Sejdiu, Ministria e Punëve të Jashtme do të përzgjedh stafin për secilën nga 18 ambasadat e Kosovës. (express)
Shtuar më 06/08/2009, ora 17:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori