18 milion euro 1 kilometër, kush janë kanakarët e Ramës që po bëjnë kërdinë tek Unaza e Re

Pëlqej
Qeveria Rama i ka ofruar 40 milion euro për të ndërtuar 2.2 kilometrat e Unazës së Re të Tiranës tre kompanive, të cilat me çmimet e tyre shënojnë rekordin e ri të kostos së një kilometri rrugë në Shqipëri.

Përmes mungesës së garës dhe ofertës së pakërkuar, tre kompanitë "Salillashi sh.p.k", "Biba X dhe DH Albania" si edhe "Viktoria Invest" do të ndërtojnë vetëm 2.2 kilometra rrugë për një shifër rekord, 40 milionë euro ose me një kosto prej 18 milion eurosh për kilometër.

Kjo kosto tejkalon edhe abuzimin me aksin malor të Rrugës së Kombit, ku Bechtel Enka ndërtoi një kilometër më maksimumi 8 milion euro, shkruan Albeu.com.

Por kush janë kompanitë që kanë marrë këtë tortë të madhe nga Rama dhe raporti i tyre me qeverinë?

E para është "Salillari sh.p.k" e drejtuar nga Pëllumb Salillari, një emër tepër i përfolur për afërsinë me qeverinë gjatë viteve të fundit.

Kompania e tij ka fituar segmentin e tretë të Unazës së Re me një manovër të dyshimtë me kompaninë tjetër pranë qeverisë "Vëllezërit Hysa", e cila nuk ka paraqitur ofertë për këtë segment.

Kompania e dytë është "Victoria Invest", e cila ka fituar tenderin për ndërtimin e segmentit të tretë kundrejt 9.4 milion euro. Edhe në këtë tender është përfshirë kompania "Vëllezërit Hysa", e cila sërish nuk ka bërë ofertë duke u bërë mbulesë që tenderi të quhet i rregullt dhe fitues të shpallet "Victoria Invest".

Segmetin i parë është fituar nga një kompani fantazëm, e cila ka në Tiranë vetëm një përfaqësues ligjor, një djalosh 26 vjeçar i quajtur Avdjol Dobi. "DH Albania" është bijë e kompanisë mëmë Dunëel Haberman ltd, e cila sipas Exit.al është regjistruar në një parajsë fiskale, në shtetin Delaëare të SHBA-ve dhe duket të jetë një kompani rafti—kompani pa aktivitet, e krijuar për t’u shitur në letër.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, si përfaqësuese ligjore e kompanisë mëmë është regjistruar Nesha Lynn Kumar, shtetase dhe banore e Ishujt Sejshell.

E gjithë kjo skemë, me kompani që luajnë me "pasa" me njëra-tjetrën duke u futur në tender për të mos dhënë as ofertë duket qartë së bëhet për përfitime korruptive, gjë e cila nuk mund të ndodhte aspak pa lejen e qeverisë, e cila nuk e ka gjë të nxjerrë në shi 3 000 frymë për të siguruar miliona euro në xhepat e kushedi se kujt! /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2018, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori