18 familje pa shtëpi, banorët e pallatit që u dogj në Gramsh apel për ndihmë
Në mesnatën e 19 shkurtit një pallat në qëndër të Gramshit u shkrumbua nga zjarri duke lënë pa shtëpi 18 familje.

Pas ngjarjes policia tha se shkaku i rënies së zjarrit ishte soba me dru e një banese që dogji çatinë e më pas u përhap në katet e sipërme të godinës 3 katëshe.

Sot pas 4 muajsh familjarët kërkojnë solidaritetin e shqiptarëve t’i ndihmojnë pasi nuk dinë ku të përplasen.

Përveç mungesës së një strehe ata edhe pse kanë muaj që nuk jetojnë në këto banesa thonë se ende paguajnë rregullisht faturat e energjisë elektrike dhe ujit.

Bashkia në atë kohe iu premtoi se do i dëmshpërblente 100% me fondet e emergjencës madje do u paguante edhe qiratë. Sipas banorëve vetëm gjysma e premtimit u realizua.

Sot ata banojnë në kushte tepër të vështira ndërsa prej muajsh nuk kanë asnjë sinjal se banesat do të rindërtohen. /albeu.com/

Shtuar më 24/06/2017, ora 12:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori