170km/h, Policia arreston “kamikazin” në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Pëlqej
Policia Rrugore në Tiranë nuk i ka kursyer edhe këtë fundjavë shkelësit e rregullave të qarkullimit.

Me anë të një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se një shofer është kapur duke udhëtuar me 170 km/h.

Ndërkohë 21 përsona janë arrestuar në kushtet e flagrancës, nga të cilët 16 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 3 drejtues motomjetesh të papajisur me leje drejtimi, si dhe dy drejtues mjetesh për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë funksione publike”.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia Rrugore e Tiranës, gjatë javës dhe fundjavës ishte prezent thuajse në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit, me shërbime të shtuara dhe me mjete në patrullim, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, kryesisht nga drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit dhe shpejtësia mbi normat e lejuara, si dhe kontrollin e akseve rrugore duke verifikuar problematikën që krijohet nga kushtet atmosferike me qëllim adresimin e mangësive entit pronar të rrugës.

Nga kontrollet policore, janë verifikuar shkelje “flagrante” të rregullave të qarkullimit, siç ishin nivelet e larta të alkoolit deri në 1.30 mg/l apo shpejtësitë deri në 170 km/h, që për kushtet e rrugës dhe lageshtirën ky nivel alkooli dhe shpejtësitë e larta, janë një rrezik potencial, jo vetëm për drejtuesin e mjetit dhe pasagjerët që udhëtojnë me të, por për të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës.

Disa nga të dhënat dhe shkeljet kryesore të verifikuara gjatë fundjavës, janë:

• 21 të arrestuar në kushtet e flagrancës, nga të cilët 16 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 3 drejtues motomjetesh të papajisur me leje drejtimi, si dhe dy drejtues mjetesh për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë funksione publike”.

• 38 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

• 56 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi mbi normat e lejuara.

• 23 leje drejtimi te pezulluara, per shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

• 440 masa administrative për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.

• 156 masa administrative për mospërdorim të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve dhe ciklomotorrëve.

• 70 mjete të ndaluara administrativisht për detyrime administrative të pashlyera.

• Si dhe janë vendosur, 2150 masa administrative për shkelje të tjera të ndryshme.
Shtuar më 10/12/2018, ora 09:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori