Koulibaly telefonon John Terry-n dhe i kërkon numrin 26, ja si i përgjigjet ish-kapiteni

Kalidou Koulibaly u largua nga Napoli për tetë sezonesh për të veshur fanellën e Chelsea, me “blutë” që paguan 40 milion euro për kartonin e tij.

Në profilin e tij në Twitter, senagalezi postoi një video nga 15 korriku, në të cilën telefonon legjendën dhe ish-kapitenin e Chelsea, John Terry, për t’i kërkuar atij që ta lejojë të veshë fanellën me numrin 26.

“Më falni për anglishten time mik. Doja të të pyesja për diçka. Siç e dini në Napoli kam luajtur me numrin 26 dhe e di që kur jeni pensionuar askush në këtë klub nuk e ka veshur numrin tuaj, ndaj ju telefonova për të pyetur nëse mund ta marr atë”, e ka pyetur Koulibaly.

Jonh Terry i është përgjigjur: “Për mua është kënaqësi që e pranon. Unë dua t’ju uroj fat të mirë”./albeu.com