Momenti kur raketa e dronit “heq qafe” tankun me gjithë tankist (VIDEO)

Rusët janë duke pësuar dëme të mëdha materiale si edhe në ushtarë në Ukrainë, ndërkohë që po bëhet gati një muaj që prej urdhrit të Putinit për pushtim.

Ukrainasit raportojnë për më shumë se 13 mijë rusë të vrarë, ndërsa agjencitë e inteligjencës në Perëndim flasin për 7-8 mijë, megjithatë në çdo rast, shifra duket shumë e lartë.

Ndërkohë që po i pengojnë rusët në terren, ukrainasit e kanë fituar luftën online duke shpërndarë vazhdimisht pamje nga sulmet mbi avionët, tanket dhe helikopterët e Rusisë.

Në videon e mësipërme duket momenti kur një tank goditet me dron. Në goditjen e parë tanku bëhet i palëvizhshëm, ndërkohë që njëri prej tankistëve del me vrap prej aty, por raketa e dytë nuk i jep atij asnjë shans.