DETAJE/ Tritoli për konkurrencë tronditi Tiranën në mesnatë, çfarë dyshohet

Detaje të reja dalin në dritë nga shpërthimi në dyqanin e kozmetikës gjatë natës së djeshme në Tiranë. Ngjarja ndodhi në zonën e ‘Sheshit Willson’. Nga shpërthimi i fuqishëm ka pasur dëmtime edhe në katin e dytë të pallatit të banuar. News24 raporton se sasia e tritolit që ka shpërthyer ka qenë rreth 50 gramë.

Ndërkohë, pronarja e dyqanit kur është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me njeri. Mësohet se shtetasja me inicialet E.P., nga Laçi, kishte vetëm 4 muaj që kishte marrë me qira dyqanin dhe kishte hapur aktivitetin e saj.

Grupi hetimor dyshon që sasia e tritolit të jetë vendosur për shkak të konkurrencës, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë konflikti tjetër.


Shtuar 20.10.2022 08:20