Messi apo Ronaldo? Emmanuel Macron tregon kë preferon mes dy yjeve

Emmanuel Macron është një tifoz futbolli dhe këtë e ka dëshmuar disa herë në të kaluarën.

Ai mbështet me pasion kombëtaren franceze dhe në Botërorin e fundit ishte në finalen e Katarit kundër Argjentinës, ku u përpoq të ngushëllonte lojtarët, konkretisht Kylian Mbappe, pa shumë sukses.

Presidenti i Francës ishte të martën në Marsejë dhe u pyet nga fëmijët se kë preferon mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

“Cristiano apo Messi? Unë preferoj Cristiano Ronaldon”, është përgjigjur Emmanuel Macron, ndoshta duke pasur parasysh se sa shumë e lëndoi asi argjentinas në Kupën e Botës, disa muaj më parë.


Shtuar 27.06.2023 18:01