Matteo Marku një djalë 16-vjeçar ka humbur
jetën, ndërsa ishte gjumë.
Nëna e tij e gjeti djalin të pa jetë në shtrat.
Sipas medieve italiane, 16-vjeçari gëzonte shëndet të plotë, por mendohett se ajo që i ka marrë
jetën ka qenë një arrest kardiak.
Matteo kishte lindur në Itali nga prindër shqiptarë.
Fatkeqësisht, sot ai nuk u ngrit për të shkuar në shkollë ashtu siç bënte çdo dite, zilja kishte rënë si çdo mëngjes, por
Matteo nuk ishte zgjuar,
nëna e tij mendoi se ai dëshironte të qëndronte dhe pak në shtrat.
“Zgjohu,ke shkollë”, e nxiste
nëna, por nuk pa asnjë lëvizje të djalit ndaj u afrua dhe pa se
Matteo ishte pa ndjenja dhe nuk po merrte frymë.
Djali, nga autopsia që ka dalë nuk kishte asnjë problem shëndetësor, ai jetonte me nënën e tij, babanë (një punëtor ndërtimi) dhe motrën.
Shtuar më 22/11/2019,
ora 16:18