16 vjeçari i jep fund jetës për shkaqe financiare
Policia duket se ka gjetur shkaqet pse një 16 vjeçar i dha fund jetës dy ditë më parë dhe kjo lidhet me arsyet financiare, teksa edhe kishte braktisur shkollën.

Kujtojmë këtu se 16-vjeçari i dha fund jetës dy ditë më parë, në fshatin Tresh të Lezhës. Ai u vetëvar në një pemë, larg syve të familjarëve të vetë.

Të dhënat që vijnë nga policia bëjnë me dije se i riu kishte braktisur shkollën për arsye financiare. Ai e kalonte ditën duke ruajtur bagëtitë. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 10:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori