16 vite nga tragjedia e Otrantos
Sot përkjujtohet 16-vjetori i tragjedisë së Otrantos ku humbën jetën 81 persona. Familjarët e viktimave e tyre kërkojnë sërish kthimin në Shqipëri të "Katerit të Radës" i cili ndodhet në Portin e Otrantos përballë brigjeve shqiptare në Itali.


Në 28 mars 1997 anija Kateri i Radës u përplas nga anija italiane "Sibila". Kapitenët e të dy anijeve janë dënuar nga gjykata italiane me 3 dhe 4 vjet burg. Nga tragjedia humbën jetën 81 viktima, mes tyre 46 gra dhe fëmijë, ndërsa 34 të tjerë mbijetuan. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2013, ora 08:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori