Bardhi u përgjigjet akuzave: Mua me Sali Berishën nuk më lidh asgjë

Gazment Bardhi ka reaguar mbrëmjene së shtunës, duke shuar zërat se ai ka bërë pakt me sali Berishën.

Përmes një statusi në rrjet, Bardhi thekson se tezat e atyre që kërkojnë përçarjen më tej të PD për interesa personale nuk qendrojnë më, pasi mes tij dhe Berishës nuk ka patur dhe s’ka për të patur kurrë një pakt.

Sipas tij atë me Berishën nuk e lidh asgjë.

Qesharake tezat e atyre që duan të përçajnë akoma më tej PD-në për interesa personale. Me Sali Berishën nuk kam patur kurrë pakte të fshehta apo të hapura. Dhe nuk ka për të patur kurrë. Me të nuk më lidh as e shkuara, as e tashmja, as e ardhmja.

Janë intriga të vockla njerëzish të keqpërdorur për interesa të qarta pushteti. Nëse ata që qendrojnë në hije pas këtyre intrigave 2lekëshe, mendojnë se mund të më intimidojnë mua dhe kolegët e mi, po ua përsëris edhe publikisht: i keni bërë llogaritë gabim!

Koston e baltës së hedhur ndaj meje, nga disa drejtime, do të vazhdoj ta përballoj si njeri i lirë. Kam bërë dhe do të bëj atë që kam besuar, sepse nuk jam peng i askujt!”, shkruan Bardhi.

 


Shtuar 1.04.2023 23:18