156 shqiptarë të ISIS ngrenë në këmbë strukturat e sigurisë
Mundja e terroristëve të ISIS në Siri nga koalicioni ndërkombëtar si edhe forcat kurde kanë bërë që hapësira e tyre të ngushtohet ndjeshëm në Siri duke i detyruar që të shpërndahen.

Pikërisht ky fakt është kthyer në shqetësim për institucionet e sigurisë në Europë dhe sidomos në Ballkan, ku kanë origjinën jo i vogël luftëtarësh të ISIS.

Mediat e huaja raportojnë se janë të paktën 156 shqipfolës të ISIS që po ndiqen nga afër prej strukturave të sigurisë në Shqipëri, Serbi, dhe Maqedoninë e Veriut për t'u siguruar që ata nuk do të kryejnë më akte terroriste pas kthimit nga Siri, raporton Albeu.com.

Ballkani ishte një burim xhihadistësh për disa vite për frontin e grupeve radikale në Siri, ku fillimisht dërgimi i tyre u bë i organizuar nga struktura të caktuara deri sa u qartësua që kishim të bënim me grupe terroriste.

Tashmë, për shtetet është sfidë riintegrimi i tyre në shoqëri. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2019, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori