Përplasja me armë me policin, momenti kur policia e “rrethon” në kafene autorin dhe “i hedh” prangat (VIDEO)

Policia e Vlorës ka arrestuar Juxhino Aliajn, i njohur edh me mbiemrin Todi, pas përplasjes së tij pak ditë më parë me me efektivin e “Delta Force” Lisien Myrtaj.

Arrestimi i tij është bërë në një kafene në qytet, teksa pak ditë më parë u arrestua edhe efektivi Lisien Myrtaj.

Ky i fundit u la më pas i lirë nga Gjykata e Vlorës.

Ngjarja ndodhi më 29 prill në lagjen “10 Korriku”. Shkak i përplasjes dyshohet se ishte konflikti që Aliaj dhe efektivi kishin për një vajzë.

Në dëshminë e tij, efektivi ka thënë se ishte Juxhini ai që i tha ‘hajde pak te makina” dhe më pas i ka nxjerrë armën të cilën e mbushi. Myrtaj tha se ka qëlluar për vetëmbrojtje, por brenda rregullave të uniformës policore.

Efektivi i policisë  qëlloi shtatë herë në drejtim të Aliajt, ndërsa ky i fundit, i cili u arrestua sot, u shpëtoi plumbave./albeu.com/