“Ishte punim diplome”, rrëfehet autorja e “Pallatit 176”: Pse komedia mban këtë emër dhe si pati kaq shumë sukses

Nuk ka shqiptar që nuk e ka parë. Kur përmendim “Pallati 176”, komedinë më të pëlqyer nga shqiptarët na shkon mendja te autorja Adelina Balashi përpos aktorëve shqiptar që i dhanë “jetë” kësaj vepre. E ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Adelina rrëfeu si rrallëherë shumë detaje rreth komedisë.

Gjatë bisedës me moderatorin Alban Musa, Balashi se “Pallati 176” lindi si një punim diplome. Ajo u shpreh se nuk ia kishte marrë mendja që vepra dramaturgjike e saj do të vlerësohej dhe përzgjidhej nga profesori Kudret Velça, mes shumë punimeve të prezantuara nga 10 persona të tjerë.

Pse mori emrin “Pallati 176”?

“Data 17 ishte ditëlindja ime por duhej dhe një numër tjetër. Muaji qershor, 6 kishte lindur vajza. Kudreti tha se kjo do të vihet në teatër. I lexoi të gjitha diplomat dhe në fund tha, “I pashë të gjitha, mendoj se vetëm kjo vepër do të ketë jetë”. Unë mbeta.”, tha Adelina.

E pyetur nga moderatori se pse kjo vepër pati sukses, Adelina tha se sekreti qëndron te familja. “Komedinë e mbrojti kjo sepse në thelb kishte familja. Nuk hyra fare te partia, u mora me vajzën e drejtorit, jo me pozitat. Edhe te Sandër Mafishja, u mora me botën e tij dhe jo me Sandrin si inxhinier.”

Ndërkohë, e pyetur se nga çfarë u frymëzua për këtë vepër, ajo tha vendlindja e saj, Korça. “Mora tërë klimën e Korçës. Mblerësua ishte reale. Kam marrë shumë shembuj. Teto Rita ishte tezja ime.”, tha ajo.