15 vjet nga tragjedia e Otrantos
Sot mbushet 15 vjet nga tragjedia e Otrantos ku humbën jetën 84 persona mes tyre gra dhe fëmijë. Me rastin e 15 vjetorit do të mbërrijnë sot në Vlorë dy objekte të anijes relike “Kateri i Radës” dhe përkatësisht busulla dhe feneri i mjetit lundrues.

Anija shqiptare "Katri i Rades" me 120 persona në bord kishte arritur të hynte në ujërat territoriale italiane, por pak pasi i ishte afruar brigjeve të Otrantos në Itali, u përplas me anijen luftarake italiane, "Sibilla".


Si pasojë e përplasjes u mbytën 84 persona, mes të cilëve 46 gra dhe fëmijë. Prej tyre, 57 trupa u kthyen, ndërkohë që 24 rezultojnë të zhdukur dhe 34 të mbijetuar. Anija e tragjedisë u nxorr nga deti 6 muaj pas ngjarjes, bashkë me një pjesë të trupave të viktimave, ndërkohë që më pas ajo u vendos në Brindisi ku ndodhet edhe sot. Tragjedia e Otrantos e ndodhur më 28 Mars të vitit 1997, ishte incidenti më më i rëndë dhe më i madhi i ndodhur ne detin Jon për shqiptarët. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2012, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori