15 vjet burg Flamur Shahinit i cili ka mashtruar 100 persona
Gjykata e Matit ka dënuar me 15 vite burg shtetasin Flamur Shahini, pasi akuzohej për "mashtrim". Bëhet me dije se ky shtetas ka mashtruar tetë persona, duke përfituar në total 25 milionë lekë.

Raportohet se ai u merrte lekë borxh qytetarëve, duke u premtuar se do t'ua kthente me interesa më të larta se bankat. Nga hetimet ka rezultuar se Shahini ka mashtruar 100 persona.

Po të njëjtat burime shtojnë se ai është dënuar edhe më parë për të njëjtën akuzë, atë të "mashtrimit". /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori