15-vjeçarja tenton të hidhet nga pallati
Policia e Korçës ka parandaluar vetëvrasjen e një 15-vjeçarje në këtë qytet, e cila ka tentuar të hidhet nga tarraca e një pallati 10 katësh pas ndarjes nga i dashuri.

Vajza për thuajse 3 orë ka refuzuar të zbresë nga tarraca e pallatit, duke qëndruar e ulur në muret mbajtëse nën kërcënimin e vetëvrasjes, ndërsa ka pranuar të zbresë vetëm pasi ka shkuar i dashuri dhe ka negociuar me të.

Forca të shumta policie, zjarrfikëse, por edhe kalimtarë janë grumbulluar në vendin e ngjarjes duke u përpjekur të bindin adoleshenten që të mos vetëvritet, ndërsa ajo për tre orë ka bërë rezistencë.

Pak momente para se të zbriste dhe përpjekjesh nga punonjësit e policisë dhe shërbimit social në tarracë, është ngjitur i dashuri i vajzës i cili ka folur me të dhe e ka zbritur nga parvazi para se ajo te rrëzohej. /albeu.com/

Shtuar më 01/11/2015, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori