15 vjeçarja që po lufton me vdekjen niset drejt Turqisë, Rama jep lajmin e mirë
Kryeministri Rama ka reaguar pas nisjes me urgjencë për në Turqi të vajzës 15 vjeçare nga Fushë Kruja

Edi Rama shkruan në një postim në Facebook se të gjitha shpenzimet për kurimin e saj do t’i mbuloje qeveria.

“Duke qenë se jo pak prej jush, interesoheni për Elonën, vajzën 15vjeçare që po lufton me një sëmundje shumë të rrallë e të rrezikshme, ju bëj me dije se e kemi asistuar me përkushtim të plotë dhe kemi ndjekur me shumë përparësi procedurën, për kurimin e saj në një spital publik të specializuar në Turqi.

Sidoqoftë ajo para pak ka mbërritur në një spital privat në Stamboll dhe në çdo rast, të gjitha shpenzimet për kurimin e saj, do t’i mbulojë Qeveria Shqiptare.

Uroj megjithë zemër që vogëlushja të kthehet shëndosh e mirë në Shqipëri”, shkruan kryeministri Rama.
Shtuar më 19/08/2019, ora 19:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori