15-vjeçarja e përdhunuar nga fqinji tregon tmerrin: Foshnjen e çova në jetimore
Analiza e ADN-së ka zbuluar të vërtetën e tmerrshme të ngjarjes në Pogradecit, ku një 15-vjecare ra pre e përdhunimit nga nje bashkefshatar.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në mars të vitit 2017, ku e mitura ka denoncuar L. B. duke thënë se e ka
përdhunuar duke e lënë shtatzënë.
Fillimisht 55-vjeçari i ka mohuar akuzat duke kërkuar të kryhej testi i ADN-së pasi fëmija të lindte. Edhe pse ai ka mbajtur qëndrim mohues gjatë hetimit, analiza e ADN-së ka konfirmuar atësinë e tij, shkruan Shqiptarja.com.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar vajza 15-vjeçare së bashku me nënën e saj ku mes lotësh kanë treguar se si vijon jeta në familje.
Kushtet e vështira të kësaj familje janë ende të njëjta, dhe plaga e krijuar dhemb çdo ditë e më shumë. Plot ankth e zemërim,
nëna ka treguar se familjarët e 55-vjeçarit i shkojnë shpesh në shtëpi duke i ofruar para në këmbim të faljes.
Dhimbja e madhe që i është shkaktuar kësaj familjeje shtohet pas çdo kërcënimi që i bëhet çdo pjesëtari të saj.
Nëna shprehet se kjo gjendje është e padurueshme, ndërsa presin që drejtësia të vihet në vend.
“Nuk e liroj atë, kaq kam për të thënë. Çupa e lindi në Pogradec, djali është në shtëpi
jetimore, nuk e donte çupa se s’ka takat ta mbajë” – tha
nëna.
Vajza 15-vjeçare tregon dramën
Vetëm pak ditë më parë u vërtetua atësia e fëmijës nga analizat e ADN ku 55-vjecari L. B. rezulton babai i fëmijës së ardhur në jetë.
Fëmija i cili i përket gjinisë mashkullore është dërguar në
jetimore ndërsa problemet mes dy familjeve vazhdojnë të jenë prezente, ndërkohë që pritet përfundimi i procesit gjyqësor. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2018,
ora 13:16