15-vjeçarja e përdhunuar nga fqinji rrëfehet e përlotur: Fëmija, fryt i një turpi
Pëlqej
Analiza e ADN-së ka zbuluar të vërtetën e tmerrshme të ngjarjes në Pogradecit, ku një 15-vjecare ra pre e përdhunimit nga nje bashkefshatar.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në mars të vitit 2017, ku e mitura ka denoncuar L. B. duke thënë se e ka përdhunuar duke e lënë shtatzënë.

Fillimisht 55-vjeçari i ka mohuar akuzat duke kërkuar të kryhej testi i ADN-së pasi fëmija të lindte. Edhe pse ai ka mbajtur qëndrim mohues gjatë hetimit, analiza e ADN-së ka konfirmuar atësinë e tij.

Ndërkohë fëmija tre muajsh, është dërguar në jetimore pasi vajza edhe familjarët nuk kanë kushtet për ta mbajtur pasi janë shumë keq ekonomikisht.

Ndër të tjera, në lot ata kanë rrëfyer se ky fëmijë është fryt i një turpi dhe nuk ka ardhur nga dëshira. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2018, ora 18:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori