Tërmeti shkatërrues në Marok, shkon në mbi 2000 numri i viktimave

Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Marokun u rrit në 2012 persona, tha televizioni shtetëror maroken herët të dielën, duke cituar një deklaratë nga ministria e brendshme.

Numri i të plagosurve u rrit në 2,059, duke përfshirë 1,404 persona që janë në gjendje kritike, shtoi ai.

Gërmimet nën rrënoja vazhdojnë, ndërsa numri i viktimave sipas ekspertëve pritet të rritet sërish. Maroku ka shpallur tre ditë zi pas tërmetit tragjik, ndërsa sot flamujt janë ulur në gjysmë shtizë.

Në Marrakesh, mijëra njerëz kanë kaluar natën në qiell të hapur.

Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi Marokun të premten mbrëma (8 shtator). Tërmeti u ndje në të gjithë vendin, veçanërisht në pikën turistike të Marrakeshit dhe fshatrat e largëta në malet e Atlasit të Lartë.

Së bashku me shumë vende që ofrojnë ndihmë, Algjeria ka thënë se ishte gati të hapte hapësirën e saj ajrore në mbështetje të Marokut, pavarësisht ndërprerjes së lidhjeve me fqinjin e saj dy vjet më parë./Albeu.com


Shtuar 10.09.2023 07:45

Tags: ,