Ngjarja e rëndë që
ndodhi sot në mëngjes në Allias të Tiranës, shokoi gjithë opinionin publik.
Gardisti 44-vjeçar Alket Arapaj vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare Ervilma Seferi.
Ai kishte 15 vjet që shërbente në Gardë dhe sipas fqinjëve ishin një familje model.
Çifti kishte një vajzë të
mitur e cila ka qenë në
shtëpi kur ka ndodhur
ngjarja tragjike por nuk dihet nëse e ka parë vrasjen.
Ata ishin predikues të rregullt të fesë islame dhe gruaja ishte e mbuluar me shami. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2019,
ora 09:43