Histori dhe tatuazhe të ngjashme, ja çfarë fshihet pas artit të përbashkët të Neymar dhe Gabriel Jesus

Neymar dhe Gabriel Jesus kanë tatuazhe të ngjashme që përshkruajnë ëndrrat e tyre të fëmijërisë për t’u bërë futbollistë profesionistë.

Nga fillimet modeste, dyshja ka përparuar në dy nga talentet më premtues të Brazilit dhe kanë fituar shumë trofe në nivelin më të lartë.

Ka qenë një udhëtim i ngjashëm dhe dyshja e kanë pranuar saktësisht se nga kanë ardhur deri aty. Neymar ishte i pari që ia doli mbanë dhe më pas Jesus, i frymëzuar nga ish-lojtari i Barcelonës.

Të dy treguan tatuazhe identike krah për krah përpara Olimpiadës 2016 në Rio, ku Brazili shkoi deri në fund dhe mundi Gjermaninë me penallti për të fituar medaljen e artë.

Tatuazhi i  Neymar është në pulpën e tij të majtë, ndërsa Jesusit në parakrah. Të dy tatuazhet shfaqin një djalë të ri në fshat, me një kapele braziliane dhe një top nën krah, duke parë shtëpitë dhe duke ëndërruar për madhështinë.

Jesus, i cili erdhi në radhët e Palmeiras para se të transferohej në Manchester City, fillimisht ishte vetëm një tifoz i Neymar para se të bëheshin shokë dhe miq. Dhe ai ndjehet sikur tatuazhi “thotë gjithçka në një foto” dhe përfaqëson shumë brazilianë që përpiqen të arrijnë suksesin e tyre në futbollin.

“Kur fituam medaljen e artë, ishte një moment i jashtëzakonshëm për ne dhe për vendin”, shkroi Jesus në një pjesë për ‘The Players’.

 

“Para turneut, Neymar bëri një tatuazh dhe unë u frymëzova të bëja një të tillë, sepse me të vërtetë thotë gjithçka në një foto. Është një fëmijë i vogël, dhe ai qëndron në fund të një kodre, duke parë fshatrat. Ai thjesht mban një top nën krah dhe ëndërron.

Ky nuk jam vetëm unë, dhe nuk është vetëm Neymar. Ka kaq shumë brazilianë. Dhe kjo është ajo që do të thoshte fitimi i medaljes për ne”./ h.ll/albeu.com