15 vite burg kolumbianit akuzuar për trafik droge
Gjykata për Krimet e Rënda ka dënuar me 15 vite burg kolumbianin Cesar Augusto Triana, i cili akuzohej nga prokuroria për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

37-vjeçari ishte pritësi i 256 kilogramëve kokainë, e sekuestruar qershorin e vitit 2014 në portin e Tivarit, në Mal të Zi.

Ky shtetas gjatë hetimit pranoi se ishte pritësi i drogës dhe gjithashtu do merrte në Shqipëri një pjesë të pagesës.

Në bazë të dëshmisë se tij, ai do të paguhej nga 600 mijë deri 1 milion euro. Triana ka sqaruar se pasi të merrte paratë, duhet të njoftonte një person në Spanjë, i cili do të vinte në Shqipëri për t’i transferuar të hollat përmes një banke të nivelit të dytë, në vendin tonë. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2016, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori