15 të pickuar: Gjarpri dhe merimanga e zezë bëjnë kërdinë në Fier
Teksa jemi në kulmin e sezonit veror problemet insektet dhe mungesa e kontrollit të zonës së infektuar po shqetëson shumë banorët e qytetit të Fierit.

Janë raportuar 9 raste brenda kësaj jave nga pickimi i merimangës së zezë.

Ndërkohë banorë të tjerë po drejtohen drejt spitali të Fierit, për shkak të pickimeve nga gjarpëri, zvarranikë dhe insekte të ndryshme.

Kryesisht banorët e pickuar vijnë nga zonat e Cakranit, Mallakastrës, dhe Roskovecit, ku pothuajse të gjithë banorët merren shumë me bujqësi.

Megjithatë mjekët kanë deklaruar se personat e pickuar nga këto insekte dhe zvarranikë janë jashtë rrezikut për jetën.

Mjekët thonë se të gjithë personat e pickuar nga merimanga dhe zvarranikët i kanë shpëtuar rrezikut nga vdekja, pasi kanë mbërritur shpejt në spital.
Shtuar më 31/07/2019, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori