Deklarata e fortë e Valerit: Luizi nuk është nga Shkodra, ka kompleks të pranojë origjinën e tij

Ish konkurrenti i Big Brother, Valer Kolnikaj, foli në intrervistën për emisionin “Se Luan Topi” për fituesin e edicionit BBV2, Luiz Ejlli.

Sipas tij fituesi i BBV2 është nga Dukagjini dhe jo nga Shkodra. Valeri tha se Luizi e ka kompleks ta pranojë origjinën e tij.

“Në fakt Luizi është nga Dukagjini por nuk e ka përmendur ndonjëherë, në veri të Dukagjinit. Do ishte gjë e bukur të thuhet nga ai. Sepse unë jam shumë person që dua të përmendet, siç them jam malësor, që ka shumë artistë të tjerë apo personazhe që thonë jam nga Shkodra për t’u dukur më interesnat apo nga një vend tjetër për ti dhënë vlerë vetes, por mendoj që thjesht është absurditet i kohëve të vjetra”, tha Valeri.

I vjen pak si turp po thua që të thotë jam nga Dukagjini?

“Mendoj që e ka si klompleks, gjë që nuk duhet ta ketë sepse është një krenari të jesh dhe nga Dukagjini”, tha ai.

/albeu.com/


Shtuar 1.07.2023 19:49

Tags: