15 plumba mbi biznesmenin, zbardhet motivi i krimit të rëndë në Shkodër

Një ngjarje e rëndë kriminale tronditi sërish Shkodrën një ditë më parë.

Duke kalëruar me miqtë e tij, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi biznesmeni 30-vjeçar Arjan Ferracaku.

Ai u vra teksa ishte duke kalëruar së bashku me dy miq të tij të cilët fatmirësisht i shpëtuan breshërisë. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Dobraç, zonë ku ishte planifikuar një aktivitet hipizmi.

Ferracaku është një prej biznesmenëve më të njohur të Shkodrës. Ai zotëron hotel “Fantazia” në Velipojë si dhe restorantin “Zus” sapo kalon urën e Bunës.

Motivi i krimit:

Grupi hetimor dyshon se biznesmeni i njohur mund të jetë vrarë për shkak të refuzimit të një gjobe nga një grup kriminal.

Nga verifikimet e kryera, i riu nuk ka pasur përplasje me grupet kriminale më parë si dhe nuk ka asnjë precedent penal. Po ashtu, familja e tij gëzon reputacion të mirë në Shkodër.

Babai i tij njihet po ashtu si biznesmen i suksesshëm i produkteve plastike dhe duraluminit.

Kjo familje posedon biznese të shumta dhe mendohet se kanë refuzuar të paguajnë gjobat për grupet kriminale.

Gjithsesi, kjo pistë mbetet ende për tu verifikuar. Raportohet se dy miqtë e viktimës, kanë deklaruar se atentatorët ishin dy persona pa maska, por nuk dihet nëse kanë mundur t’i identifikojnë. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2018, ora 08:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori