1.5 milion kosovarë votojnë sot për zgjedhjet parlamentare dhe lokale
Pëlqej
Albeu.com
Në Kosovë sot u hapën vendvotimet për zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Në 621 qendra të votimit, me më shumë se 2 mijë vendvotime, rreth 1.5 milionë qytetarë me të drejtë vote do të përcaktohen për të zgjedhurit e tyre në Kuvendin e Kosovës, Kuvendet Komunale dhe kryetarët e Komunave.Zgjedhjet monitorohen nga rreth 25 mijë vëzhgues ndërkombëtarë dhe vendorë, ndërsa për mbarëvajtjen e zgjedhjeve do të kujdesen 7 mijë pjesëtarë të Shërbimit Policor të Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se qendrat e votimit janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit, ndërsa disa vendvotime janë hapur me vonesë për shkak të motit të ftohtë.
Shtuar më 17/11/2007, ora 19:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori