1.5 milion euro në Durrës, zbulohet makina ku u fshehën

Pëlqej
Një sasi e madhe prej 1.5 milionë eurosh është bllokuar në Portin e Durrësit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se sasia e parave ishte fshehur në një makinë tip "Toyota" pa targa.

Mësohet se makina ishte nisur nga Belgjika dhe sipas raportimeve nuk kishte një destinacion përfundimtar.

Ndërkohë është zbuluar dhe fotoja e makinës në të cilën janë transportuar dhe 1.5 milionë eurot e sekuestruara.

Po ashtu bëhet me dije se kamioni në të cilin janë transportuar këto makina mban targën AA 120SP-AFR 559 dhe ka pronarë Edi Likën.

Po ashtu bëhet me dije se Lika është shoqëruar në polici për tu pyetur në lidhje me këtë ngjarje. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2018, ora 18:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori