Policia rrugore zbarkon në terren, 390 policë, dronë e radarë për kontrolle

Policia e Shtetit njoftoi se po vijon planin operacional “ROADPOL GUSHT 2020” në rrugët e vendit.

Gjatë 48 orëve të fundit ka angazhuar 390 punonjës të Policisë Rrugore, katër dronë, 6 radarë dhe 28 patrulla me punonjës policie civilë per monitorimin e qarkullimit në të gjithë vendin për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat, gjatë 48 orëve të fundit në të gjithë vendin janë konstatuar 1129 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe të rrezikshme për t’u përfshirë në ngjarje rrugore.

Në të gjithë vendin gjatë 48 orëve të fundit nga shërbimet e Policisë duke përdor 6 radarë janë evidentuar dhe ndëshkuar 137 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara duke ju pezulluar lejet e drejtimit.

19 drejtues mjetesh për gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë dhe parakalime të gabuara me fushë pamje të kufizuar.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara me dragera janë arrestuar 9 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe janë pezulluar 49 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.


Shtuar 20.08.2020 13:37