Berisha: Azem Hajdari tribuni i lirisë
Sot shënohet 14 vjetori i vrasjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Kryeministri Sali Berisha bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule në memorialin e Heroit të Demokracisë.

“Ne sot kujtojmë tribunin e lirisë së shqiptarëve, Azem Hajdari, udhëheqësit të lëvizjes studentore dhe të Partisë Demokratike që u ekzekutua në këtë vend nga banda të qeverisë, në aktin më makabër në vrasjen e shekull për Shqipëri. Ne nderojmë sot, Azem Hajdarin në këtë 100-vjetor të pavarësisë sonë por mendimi i parë që na vjen natyrshëm në mendje është se pa veprën e tij, pa trimërinë e tij, pa kurajon e tij, asnjë nga ne nuk e merr me mend se si do të ishim sot në 100-vjetorin e pavarësisë” theksoi Berisha duke vlerësuar figurën e Azem Hajdarit për lirinë dhe demokracinë e vendit.

Azem Hajdari ishte një nga figurat më të rëndësishme të politikës pluraliste. Ai u qëllua për vdekje pranë selisë së Partisë Demokratike në 12 shtator të 1998 së bashku me truprojën e tij Besim Cerja./albeu.com/
Shtuar më 12/09/2012, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori