14-vjeçarja u shfrytëzua për prostitucion, babai: Si po i rris fëmijët në mes të mjerimit (FOTO)

Pas publikimit të lajmit se një 14-vjeçare nga Durrësi shfrytëzohej për prostitucion ka ardhur edhe dëshmia e të atit të të miturës, i cili jeton në kushte të mjerueshme në njërën prej lagjeve të këtij qyteti. Në një intervistë për gazetaren Klodiana Haxhija, i ati të vajzës së shfrytëzuar nga dy të rinj durrsakë rrëfen kushtet e këqija me të cilat ka rritur fëmijët.

14-vjeçarja jetonte në shtëpi me babain, vëllain dhe gjyshën në një kabinë plazhi jo më e madhe se 20 m2, në mes të së cilës kishin edhe një gropë septike që e përdornin si tualet.

Të katërt jetonin me pensionin e gjyshesh, ndërsa vetë babai punonte si tregtar ambulant duke siguruar të ardhura minimale për familjen.

Babai thotë se e bija pasi kishte braktisur shkollën në klasën e 8-të ishte larguar nga banesa me një njeri që gjoja e donte, por pas disa kohësh ka vërejtur një tatuazh në trupin e saj, me emrin e një tjetër mashkulli.

“Nga ky moment më bëri të dyshoja që kishte marrë rrugë të keqe, ndaj shkova edhe në polici që vajza të rikthehet në shtëpi dhe në shkollë”.,- thotë ai.

Ai shton rrëfen se kur merr sinjalizime se i bija i punonte si prostitutë. “Dëgjova që më thanë se kishte dalë tek ura e Dajlanit për prostituim, por shkova atje dhe nuk e gjeta vajzën, doja që ajo të vazhdonte shkollën”.

Babai tregon se vajzën dhe djalin i ka rritur i vetëm pasi gruaja e ka braktisur që kur fëmijët ishin ende të vegjël.
“Problemi jonë i madh është se dy fëmijët e mitur i kam rritur vetë se gruaja i ka braktisur. Më ka ndihmuar nëna. Kur ishte vajza 5 vjeç gruaja më braktisi”., - tha ai.

Historia e 14-vjeçares u bë publike pas denoncimit të saj në policinë e Durrësit se M.Skura dhe vëllai i saj L.P e kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në hotele të ndryshme të këtij qyteti kundrejt një pagese nga 3 000 deri në 5 000 lekë. /Albeu.com/

Shtuar më 05/10/2016, ora 14:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori