Makina përplas këmbësorin në Shkodër, i plagosuri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Shkodër.

Ngjarja është shënuar në hyrje të Shkodrës në lagjen Liria, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Albeu.com/


Shtuar 27.08.2023 14:24