Inskenim i Martinajt apo ngjarje kriminale? Çfarë ka ndodhur me të shumëkërkuarin, pistat e policisë

 Paraditen e sotme u bë publik lajme se familjarët e Ervis Martinajt kanë denoncuar në polici zhdukjen e tij, pasi prej disa ditësh nuk kanë mundur të kontaktojnë me të.

Martinajt është një i shumëkërkuar i “bluve”, ndaj momentalisht Policia e Shtetit ndodhet para një situate mjaft të komplikuar.

Gazetarja Klodian Lala është shprehur se denoncimi i xhaxhait të tij është një rast unik, pasi nuk bëhet fjalë për një rrëmbim apo largim nga banesa, por vetëm për humbjen e kontakteve me të.

Një prej pistave të mundshme që po heton policia është edhe ajo e një mundësia që Martinaj mund të jetë ekzekutuar nga kundërshtarët e tij.

“Sigurisht që Policia e Shtetit është e dyzuar për mënyrën se si do ta referojë këtë ngjarje në prokurorinë e Kurbinit.

Statusi i Ervin Martinajt është ai i një personi në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij ka një urdhër-arresti nga SPAK. Të gjitha operacionet për kapjen e tij kanë dështuar, sigurisht që ka praktika të ndryshme kur persona që janë në konflikt me ligjin apo kanë konflikte të mundshme mund të inskenojnë ngjarje të tilla, por nga ana tjetër mund të ekzistojë rreziku që personi në fjalë të jetë gjetur nga kundërshtarët e tij dhe të jetë ekzekutuar. Pra, janë të gjitha të hapura këto histori”, raportoi Lala./albeu.com