Ngrihet komisioni, kur do të shkarkohet Meta
Komisioni i Ligjeve pak më parë ka miratuar raportin për për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta.

Raporti është propozuar nga deputeti socialist Shameti, ku rezultoi me 13 vota pro dhe 1 kundër të Adriatik Alimadhit nga Balli Kombëtar.

Sipas Shametit, kërkesa është bërë nga një grup prej 55 deputetësh. Është vënë në dijeni Meta për tu dëgjuar. Presidenca me një gjuhë jo etike profesionale dëshmoi se nuk kishte interes të dëgjohej. KQZ nuk e mori në konsideratë anulimin e zgjedhjeve. Akti që del në mungesë të kompetencës është nul.

Ndërsa Braho është shprehur se janë në dijeni të një vendimi të Kolegjit Zgjedhor. Ka cënuar sovranitetin e zgjedhësve. Presidenti nuk e ka shtyrë datën e zgjedhjeve, nuk ka caktuar asnjë datë. Do preferoja të ishte dhe dispozita përkatëse se çfarë është shkelur nga Kushtetuta.

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës do të kalojë në parlament në 4 korrik.

Shtuar më 26/06/2019, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori