13 vjeçarja në Korçë mbetet shtatzënë pasi u abuzua nga një 19 vjeçar
Një 19 vjeçar është shpallur në kërkim, pasi ka abuzuar seksualisht me një 13 vjeçare. Lidhur me këtë ngjarje, familja e së resë është drejtuar në rajonin e policisë për denoncimin, ndërsa ajo është shtatzënë.

Kjo ngjarje është shënuar në Korçë, ndërsa mendohet të ketë ndodhur në qershor, duke qenë se vajza është në muajin e shtatë të shtatzenisë. Ka qënë mamaja 35-vjeçare e vajzës, e cila e ka denoncuar këtë ngjarje vetëm pak ditë më parë. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori